Më në fund publikohet sezoni 4 i ‘La Casa de Papel’

Është publikuar në Netflix sezoni i plotë i serialit spanjoll ‘La Casa de Papel’.

Në ortë e para të 3 prillit, Netflix ka nxjerrë sezonin e ri të shumëpritur të serialit ‘Money Heist’, ose në titullin origjinal ‘La Casa De Papel’.

Në këtë sezon, i katërti me radhë, ngjarja fillon në kaos; Profesori mendon se Lisbona, e dashura e tij është vrarë, Rio dhe Toky kanë shpërthyer një kamion të ushtrisë dhe nuk dihet për fatin e Nairobit, e cila pas plagosjes po lufton mes jetës dhe vdekjes.

Ekipi tashmë është duke kaluar disa nga momentet më të vështira dhe ngritja e shumë armiqve po iu vështirëson edhe më shumë punët, duke e vendosur vjedhjen e radhës në një rrezik serioz.

Të gjitha këto do të sqarohen në këtë sezon të ri, 8 episodet e të cilit tashmë janë të publikuara në Netflix dhe të gatshme për t’u shikuar.

La Casa de Papel është një nga seritë më të shikuara të platformës Netflix, ndërsa edhe tek shqiptarët është ndoshta seriali më i shikuar e më i diskutuar i momentit. Shikim të këndshëm!