Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj…

Foto ilustrim

ObserverKult ua sjell disa thënie për gruan nga autorë të ndryshëm:

Gruaja bën shumë më tepër për lumturinë e të tjerëve sesa për lumturinë e vet./Bogumil Goltz

Intuita e një gruaje është më e saktë se siguria e një burri./ Rudyard Kipling

Mendohuni mirë para se të bëni një grua të qajë, sepse Zoti numëron lotët e saj./ Roberto Benigni

Ai që ka njohur vetëm gruan e tij dhe e ka dashur atë, di më shumë për gratë se ai që ka njohur një mijë./Leo Tolstoy

Pa një grua në krah, një burrë i mirë nuk mund të jetë i plotë./Ludovico Ariosto

Një grua e mençur nuk ndjek turmën, ajo është thjeshtë vetvetja./Loretta Young

Nuk mund të ketë demokraci derisa të mos dëgjohen zërat e grave./Hillary Clinton

Të qenët grua është tej mase joshëse. Është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë./Oriana Fallaci

Gratë janë arkitektet e vërteta të shoqërisë./ Harriet Beecher Stowe

ObserverKult


Lexo edhe:

THËNIE PËR NËNËN: NËNA ËSHTË PERSONI I VETËM NË BOTË QË TË DO PARA SE TË TË SHOHË

ObserverKult ju sjell disa thënie të bukura kushtuar nënës:

Nuk gjen në botë jastëk më të mirë se sa prehëri i nënës, e as trëndafil më të bukur se sa thellësirat e shpirtit të saj!” – Shekspir

Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!” – Abraham Lincoln

“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!”  George Eliot

“Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty

“Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!” – Arlene Benedict

“Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” – Proverb bolivian

Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:

ObserverKult