Mërgim Bekteshi: Më merr në përqafimin tënd

Mërgim Bekteshi

Poezi nga Mërgim Bekteshi

Kam të ftohtë brenda shpirtit
Më merr në përqafimin e thellë,
Ashtu siç dinë ti me trupin tënd
Të ngrohtë e me duart plot prush,
Me puthë më buzët tuaj plot afsh
Të largoj copëzat e akullit mbi buzë,
Po ngrij i tëri, po vdesë
Shoh vetëm trupin tënd,
Që vije si drita engjëllore
E copëzat e akullit trashen,
E zgjatën në pafundësi
Hiq rrobat të lutem,
Të ngrohtit tuaj
Të më falin nxehtësi,
Po vdes nga hipotermia.

ObserverKult


Lexo edhe:

MËRGIM BEKTESHI: NJË LIRIKË PREMTUESE

Nga Mërgim Bekteshi

Shkrimtari i madh, Franz Kafka pati thënë: “Zoti t’i jep arrat, por nuk t’i thyen ato”. Në përpjekje për të sfiduar një thënie të ngjashme është Mirvete Gashi, e cila duke shfrytëzuar kohën e pandemisë, arriti të botojë veprën e parë me poezi, “Ti vjen për mua”, me gjithsej 94 poezi të ndara në katër cikle, botuar nga Shtëpia Botuese “Shkrola”. Poetja M. Gashi, studimet themelore i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik, po ashtu edhe studimet master, po në këtë drejtim. 

Mirvete Gashi, përkundër studimeve nga fusha ekonomike dhe financiare, ka një konsekuencë për poezinë që e kultivon që nga rinia, duke botuar në gazetat dhe revistat e kohës, finalizimi i të cilave është përmbledhja e botuar tash, në vitin 2020, për të vënë para lexuesve idetë, përpëlitjet, frymëzimin plot me ofshamë, duke mos ikur nga ekzistencializmi, dhe shpesh duke u ndeshur me realitetin me përpjekje të imagjinatave…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU