Mes virologjisë dhe dashurisë, pas përkthimit në 20 gjuhë të botës, Wieringa edhe në shqip

Kush nuk do ta donte një grua të re dhe të bukur? Kush nuk mendon se jeta do t’i bëhet më e bukur një burri që duket se koha i ka fluturuar?

Ndonëse i suksesshëm, heroi kryesor i këtij libri do të na rrëfejë se kjo nuk mund të jetë një histori e mbushur me lumturi, por me sfida që na shtyn të njohim vetveten.

Romani, ndonëse pa ndonjë volum faqesh është shkruar me një stil që përfshin edhe një ambient mbytës, si pandemia që po kalojmë, edhe në freskinë e një gruaje të re e të bukur.

Tommy Wieringa, autori holandez që ka edhe një karrierë në gazetari, u bë i njohur në të gjithë botën me stilin e tij të të rrëfyerit, një histori dashurie me sfond sa politikën, ekonominë e tregut apo pandeminë sa që rrëmbeu edhe çmime letrare që gjuha e gazetarisë nuk ia ofronte si letërsia./a2news.com