Mesele popullore:
Një mbret i ditur trillonte edhe gjëra të pamundshme vetëm e vetëm për ta sprovuar popullin.
Kështu, një ditë thirri pashallarë e sejmenë dhe u tha :
-T’m’a gjeni një dijetar, që mundet me m’a mësu gomarin me lexu. Ai që ia del do ta marr dhuratë një qyp me lira.
Llaf mas llafi, dëgjoi Nasradini dhe menjëherë shkoi te mbreti .
– Madhni, unë mundem me ta mësue gomarin me lexu, por me një kusht. Tash, menjëherë me ma dhënë gomarin dhe paratë sepse për ta mësuar gomarin me lexu, më duhen katër vjet, ashtu sikurse edhe njerëzit. E në këtë kohë s’mund t’merrem me punë tjera.
Mbreti pajtohet. Ja jep gomarin dhe lirat.
Nasradini merr gomarin dhe shkon në shtëpi. Krejt popullata merr vesh se Nasradini do ta mësojë gomarin me lexu. Nastradini nuk mërzitet fare. E lëshoi gomarin me kullotë dhe se lodhte trurin.
Ditë pas ditësh kaloi një vjet. Po e pyesin katunart:
-Hoxhë efendi, u bënë gati një vjet e asnjë shkronjë nuk ja mësove gomarit?
-A qajo gajle ju ka rrokë, a?
-Po na dhimesh, o hoxhë.Mbreti ka me ta pre kryet.
– Hiq mos u brengosni. Për katër vjet o vdes mbreti, o gomari, o unë. Ndërkohë po i harxhoj lirat! .
ObserverKult
lexo edhe:
VIDEO: PRANVERA KA NIS ME DAL’ DHE PRANVERA FILLOI ME ARDHË, DY KËNGË POPULLORE…
LEGJENDË POPULLORE: ÇKA E GJETI SHTËPINË QË U NDËRTUA ME GURËT E MUJËS?