Midhat Frashëri: Grua, ti duhesh të jesh me dashurin’ e qetë

Midhat Frashëri

Pse të shoh të brengosurë, mike? Të shoh atá sy të mbëdhenj të mejtuarë, atá sy të mbëdhenj që më dukenë si një natë pa funt, një natë mi të cilët shket një flak’ e hollë.
Pse má ke vrënjturë ballët? Ç’është mejtimi që të ka rënduarë mi këtë ballë të drejtë?
Dëgjó. Dua që syri yt të jetë i qetë dhe pa re, si nat’ e verësë, nata që lajmon mëngjes e ëmbëlë.
Dua që n’ata syt’ e tu të mbëdhenj të vij dhe të gjej prëhjenë, si udhëtar’i lodhur ne kroj i ëmblë, si në hie freskë në vapë të korrurit. Dua që në syt’ e tu të haroj gjithë vuajtjetë, gjithë lodhjetë.
Ler-i brengatë dhe pikëllimetë për ne burratë. Le-na ne hidhërimet, se ti dua që të kesh vetëm qumështin e jetësë.
Sa ti, grua, do të na lehtësosh barrën e jetësë. Ay vështrim, ajo qeshja jote, do të na japë fuqin’ e vuajtjesë.
Arrin për ne brenga dhe helmi. Se, grua, ti duhesh të jesh me dashurin’ e qetë tënde shpirti ynë. Mëmë, duhetë që prej teje të lintnjë djali pa vrerë dhe pa pikëllim.
 21.XII. /ObserverKult