Poezi nga Migjeni
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t’argjantë
e akorde t’artë.
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.
Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të dëfrej në lumni
t’u u përkundë n’ani
të bukur t’andrrimeve
të kaltër, ku të fantazmëve
buzët më tërheqin zjarrtë
e më digjen syt e flaktë.
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.
*Titulli i origjinalit: “Lutje”
ObserverKult
Lexo edhe:
“MIGJENI” NË POGRADEC, TEATRI JEHON ME THIRRJEN ARTISTIKE ”TË LINDET NJË NJERI”
Me synimin e qartë për të rishfaqur poetin e mjerimit në teatër, por mbi të gjitha letërsinë shqipe, regjisori Stefan Çapaliku gërsheton aktrimin, muzikën, kërcimin dhe instalacionet, duke i ringjallur kështu personazhet migjeniane me mesazhe të qarta për aktualitetin e sotëm.
“Të lindet një njeri” për regjisorin është nevoja që shoqëria shqiptare ka për të rinovuar vetveten dhe për të gjetur një shpëtimtar.
“Migjeni është një ripropozim për ta parë në një perspektivë tjetër. Politika e ka përdorur atë si poet revolucionar, si poet i rinisë, duke lënë pas karakteristikat e tij si poet dekadent, melankolik, poet i kronikës së zezë të qytetit”, thotë regjisori…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU