Mihal Hanxhari: Ika i vetëm…

Ika i vetëm
Të lashë ndër duar
Një re të bardhë
Zambak të shuar

Më thanë zogjtë
Ku është ku
Vura mbi zemër
Gurët e tu

Ika i vetëm
Me kalin blu
Të hëna e verdhë
Tek flokët e tu

Varkë Vikinge
I vetëm ika
Vark’ e plagosur
Me mija thika

Varkë e djegur
Varkë e plagosur
Varkë e detar
Në rërë groposur.