Mihal Hanxhari: Ndoshta as unë s’të kam dashur kurrë

Ndoshta as unë s’të kam dashur kurrë
Kur doja lumin dhe qiellin dhe verën
Kur doja brigjet dhe një nga një çdo gurë
Kur doja gjethet edhe erën
Ndoshta as unë s’të kam dashur kurrë

Ndoshta të kisha vetëm për të dëshmuar
Sa pata dashur unë në këtë botë
Si përkëdhela çdo pemë e gurë me lotë
Si puthja yjet me sytë e mi me lotë
Ndoshta të kisha vetëm për të dëshmuar

Ndoshta ti dhe Bota ishit një për mua
Dhe qiell e diell e stinë e mot
Unë pija jetën në buzët e tua
Kërkoja në gjirin tënd atë që s’gjendet dot
Ndoshta ti dhe Bota ishit një për mua

Ndoshta ndoshta ti s’ke ekzistuar
Ndoshta ka qenë vetëm fantazia ime
Ndoshta ke qenë imazh i ëndërruar
Gëzim i humbur të humbura dëshëprime
Ndoshta ndoshta ti s’ke ekzistuar.

*Titulli i origjinalit: Ndoshta t’i s’ke ekzistuar

ObserverKult

—————-

Lexo edhe:

MIHAL HANXHARI: MBYLLI SYTË E MOS U KTHE MË, KURRË MË…