(Fragmente)
Unë jam si urë një urë që s’lodhet kurrë
Shtrirë përmbi gurë mbi ujra nën yje
Përkulur jam si urë përjetë mbi një lumë
Lumi im i vetëm si yjet që s’kanë emër
……
Kurgjë s’kam humbur kurgjë s’kam ndarë
Atë që më ke dhënë e kam më thellë se dhembja
Ajo që më ke dhënë zbret me diellin në det
Po dielli humbet ajo ishte deti vet
Vala e rënditur në ritmin e një shpirti
Që sheh varkën e vdekjes të ik e të vij
Dhe qëndroj qëndroj dhe s’vdes se jeton ti.