Ai ishte çifti më i duruar i dashurisë së parë.
Të tjerë nuk i kishin duruar aq gjatë dashuritë. Aq më pak të parat!
Më jep një mërzi të re, i tha ai asaj.
Derr, ia ktheu ajo.
Qënkam shpëlarë krejt në sytë e tu, i tha ai. Dikur më thoshe Hajvan!
Përse m’i nxit nervat, përse m’i kërkon sharjet? iu çfry ajo.
Vetëm nga ato kuptoj sa të kam lënduar, dhe prej lëndimit dëgjoj sa më do akoma.
Je i çmendur, i tha ajo me indiferencë. Ti nuk më do, ia ktheu ai.
Jje një monstër që më ka thëthirë shpirtin gjithë jetës! Ti nuk më do më fare, tha i mërzitur ai.
Je një shtazë, një primitiv, kafsha më primitive që ndonjëherë kam parë.
Ti je Pylli! Ti më do, i tha ai, dhe e rroku zemër e krahë.
ObserverKult
Lexo edhe:
“TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË
“Tragjedia buzë detit”, titullohet fotografia që mori çmimin Pulitzer.
Në mëngjesin e 2 prillit 1954, fotografi i Los Angeles Times, John Gaunt, po rrinte në oborrin e përparmë të shtëpisë së tij në plazh në Hermosa, kur dëgjoi një fqinj të bërtiste: “Diçka po ndodh në plazh!” .
Instinktivisht, Gaunt kapi kamerën e tij Rolleiflex dhe nxitoi për të parë një çift të tmerruar që shtrëngonin njëri-tjetrin.
Në breg, qëndronin një çift i ri, zoti dhe zonja John McDonald. Ndërsa lëviznin përpara, pastaj mbrapa, duke u kapur pas njëri-tjetrit, gjuha e trupit të tyre i tregoi Gauntit një histori që ia shtrëngoi barkun.
Ai e kuptoi se dikush duhet të ketë humbur dhe bëri një fotografi nga dyqind metra larg.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult