Kjo forcë e mistershme që bashkoi te ti iluzion e perfeksion, gojën e bardhë në një fytyrë dielli për të çapitur qiell që nuk mbaron së kurri, për të thurrë ide me të cilat do të vishen shpirtrat e mardhur… Kjo forcë që u prir e u shkëput e selektoi drejt teje – la pas mijëra qenie, fytyra, fate, që ti s’i pëlqen, I quan të pamjaftueshme, herë herë të frikshme, pothuajse të tmerrshme… E në kalim e sipër ideje kupton që ky krim u krye në emër të përsosjes sate, të përkushtimit ndaj teje, për të frymëzuar të tjerë, pikërisht ata: gjithë atë botë që ti s’e do, e refuzon, që është ana tjetër e fytyrës sate, mbetja prej asaj balte që u zgjodh fytyra jote, rrezëllitëse, që kultëron me shekuj, edhe kur nuk është më, që kultëron me vite- deri në pikën e fundit të dritës deri në dritën e pikës së fundit.