Mimoza Çobo: Mos u gëzo kur vuaj, o armikja ime!

mimoza çobo Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua, dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë, guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua, nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.


Poezi nga Mimoza Çobo

Mos u gëzo kur vuaj, o armikja ime!
Edhe pse u rrëzova, kam për t’u ngritur.
Ti e dije mirë, se fjala jote do më vriste,
ndaj e bëre plumb e më gjuajte papritur.

Çfarë të kam bërë, e hidhura mikja ime,
ty, që shpirtin ke mbjellë në tokë të djerrë,
ty, që zemrën tënde lë si foshnje jetime,
ty, që mendja të gënjen, se si ty s’ka të tjerë.

Ledhi yt s’ka dritë, o zvarranike e tokës,
pluhurin po lëpin, si gjarpërinjtë e harbuar,
se kur shpirti mizorë, tërbon trurin e kokës,
farën e urrejtjes mbjell gjuha e egërsuar.

Sinqerisht, më dhimbsesh, o armikja ime!
Se buzëqeshja të ka ngrirë trishtuar në buzë,
fjalën plumb e shkriva, se jam grua trime,
gëzhojën do ta kthej, kur të piqemi në udhë.

ObserverKult


mimoza çobo Guxoj të puth rrënjët e shpirtit, se të dua, dua fuqinë legjendare, që rrezaton si burrë, guxoj të admiroj nurin e bukurive të tua, nurin e thjeshtësisë, që nuk vyshket kurrë.
Mimoza Çobo

Lexo edhe:

MIMOZA ÇOBO: MË KA MARRË MALLI PËR PLAKAT ZEMËRBARDHA TË FSHATIT

Më ka marrë malli për plakat zemërbardha të fshatit,
për të qeshurën e tyre, që ndihet gjer përtej,
për zjarrin e sinqertë, që mbajnë brenda gjirit,
për mbrëmjet kur lagjja mbushet me aheng.

Nëse më dallojnë, në horizont për së largu,
shaminë e dorës nxjerrin, furtunë nga xhepi,
e tundin tek dora dhe kur shiu e ka lagur.
Eh, sa më gufon zemra kur e di si më presin !

E, i bëjnë zë nënës sime:”Dil se erdhi vajza !”…
Dhe po të mos jetë mirë, tek pragu del nëna,
fillojnë dhe buzëqeshin, si dritëzimet e paqta,
derisa mbërrij afër më kundrojnë si te jem hëna…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU