Mimoza Rexhvelaj: T’u u mundua me arnua do ditë të bardha…

mimoza rexhvelaj

Nga Mimoza Rexhvelaj

T’u u mundua me arnua do ditë të bardha që teja ju ka hi në shtat e gërr-vërr lëvrin n’ ta. Si ata teshat e “mira” që i ke rujt për ditën ma të bukur dhe kur i  nxjerr nga fundi i arkës me i vesh, bien gardh…

Dielli kenka kenë zan mat mes reve, e cepin e synit nuk ia shoh askuni. As shtegun e ballit me kunor drite. Sa ia du ftyrën e lume, njye në ar. Veç me pa ku më sheh buzagaz të shkon dita mar.

Mali po, ai nuk pyt kurrë. S’di si i ka vra ndjenjat ky mistrec, e kurrëgja sen nuk nin, as ftotë, as nxet, as akull dejesh, as retë e lëshume lidh për fyt. Mbetet njashtu krenar, stoik, e lumi ai për vedi se kasavet tjetër nuk ka veç me ndrrue teshat shtatit, në çdo stinë.

Ndër durë lutjesh për ditë ma të mira, mundohem me en pëlhuren e së nesêrmes me dashnin e bukës kur e mrun në magje, që mos me ken si dje, ndryshe me sot… nesër ka mu ba mirë, besom, thotë nji za i largët nga funi i fixhudit që “shpresë” e kanë pagzua me emër arti.

E lodhesh t’u u rropat me rrokë këtë gjarpnushe që “nesër”po i thonë, deri sa bahet vonë, vonë me kthye faqe…

ObserverKult


lamtumirë gjergj fishta

Lexo edhe:

OSO KUKA BURRË SHKODRAN, SHOQ N’SHKODËR, THONË S’KA LANË…

Një ndër kangët ma t’bukura te “Lahuta e Malcis”, së Gjergj Fishtës, Vranina ku i këndohet trimnisë së Oso Kukës.

Vojti fjala ka cetina:
Vall ç’ po bân mbi Shkijé, Vranina!
Vall ç’ po bân Vranina m’ Shkijé,
Rob tue záne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zânë hajduka,
Qysh se duel njaj Oso Kuka!

Oso Kuka, i’ burrë Shkodranë,
Shoq ne Shkodër, thonë, s’ ká lanë
Për kah besa e kah trimnija,
Qi zanát i ká Shqypnija.

Kalashan e sý – përgjakun,
Mje m’ sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonë, kur t’ flase,
Dridhet fusha kah t’ vikase;

E kah t’dredhë të rrebtë tagâ’n,
thue se rrfeja shkrepë për ânë:
Kaq vringllim aj shkon tu’ i dhânë!
Edhè e ká nji xheverdare,
Xheverdare pushkë vrastare,
Qi, ke t’laje sýni i njerit,
Me tê sý’n i a zier skyferit.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult