Mira Konçi & Redon Makashi: E vetmuar ndihem sonte… (teksti dhe kënga)

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Nën një qiell”, të interpretuar nga Mira Konçi dhe Redon Makashi në edicionin e 46-të të Festivalit të RTSH-së:

Yjet shoh në qiellin blu
Ti je larg në pafundësi
Pagjumë në sy e vetme mendoj për ty

Ndonëse larg, gjithçka kujtoj
Kjo hënë e ftohtë diçka më thotë
Një mjegull ra mbi trishtimin tim

Në një qiell të dy bashkë
Ku je…
I vetmuar me shpirtin vrarë
A më ndjen.
Thuam a më ndjen

Dashurinë duam ta bekojnë
Engjëjt lart
Në një qiell ne ëndërrojmë
Jemi larg
Vetëm yjet ne na afrojnë në këtë natë
Në një qiell ne jetojmë

Ndonëse larg,
Gjithçka kujtoj
Kjo hënë e plotë
Gjithçka më thotë
Këtë natë të gjatë yjet e ndriçojnë
Dashurinë duam ta bekojnë
Engjëjt lart
Në një qiell ne ëndërrojmë
Jemi larg
Vetëm yjet ne na afrojnë në këtë natë
Në një qiell ne jetojmë

E vetmuar ndihem sonte
pranë dhe larg
Sa të dua nuk gjej dot fjalë
Në një qiell të dy jetojmë
Këte natë.

Përgatiti ObserverKult

Lexo edhe:

REDON MAKASHI & MIRA KONÇI: DO TË KALOJNË VITET… (TEKSTI DHE KËNGA)