Miriam Cani: Engjëll më mungon… (teksti dhe kënga)

Si një pikë shi
Në qiellin gri
Një zemër strehu
Kërkonin sytë e mi
Dhe mbeta unë
zhytur në gjumë.

Prita një copëz diell
Asgjë, asgjë më shumë
Dhe pernjëherë
Ti retë i largove
Ëngjëll më mungon
Më mungon.

Shkove por pranverën dhurove
Përgjithmonë
Dhe nëse ndihem në vetmi
Ti rikthehesh përsëri
Edhe një herë
Të më duash dhe një herë
Si dikur
Në gjysmë dritë
isha dikur.

Përgjoja fantazitë
Por nuk guxoja kurrë
Përnjëherë ti ëndrrat rizgjove
Ëngjëll më mungon
Më mungon
Ngjyrat mbetën
dhe pse ti shkove
Përgjithmonë
Dhe nëse ndihem në vetmi
Ti rikthehesh përsëri
Edhe një herë
Të më duash dhe një herë
Unë të kërkojë në ëndërr
Unë të thërras në emër
Dhe nëse ndihem në vetmi
Ti rikthehesh përsëri
Edhe një herë.

Të më duash dhe njëherë
Dhe nëse ndihem në vetmi
ti rikthehesh përsëri
Edhe një herë
Si një pikë shi
Në qiellin gri
Një zemër strehu
Kërkonin sytë e mi.

Nga po kjo këngëtare: Miriam Cani: Ti s’e di përse… (teksti dhe kënga)