Miriam Neiger-Fleischmann: Fuqia e poezisë

Cila është fuqia e një poezie
në hapësirat e parregulluara
të shkalafitura mes
majave të lyera të pemëve dhe qiellit?

Cila është fuqia e fshehtë
e formave
të konstruktuara nga prekja
në pergamenën kineze?

A do ta bëj vetmia
pikturën për ne?
Dhe cili është thelbi i lindjes: dhimbja
apo krijimi i ri?

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

MIRIAM NEIGER-FLEISCHMANN: NDIHEM MIRË KUR MENDOJ PËR TY…

Ndihem mirë
kur mendoj për ty
si koncept
përtej mundësive të mia.

Prezenca jote fizike
është fshehur
në një imazh të projektuar…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU