Poezi nga boemi shqiptar Mirko Gashi.
Shyqyr Zotit
asnjë unazë
s’e pata
Asnjë nuse
me velin e bardhë
Shyqyr Zotit
kalorës i ylberit isha
Shyqyr Zotit
me të katërta
tre fëmijë i pata
Shyqyr Zotit
që poezinë e pata.
*Titulli i origjinalit: “Fati im”
ObserverKult
Lexo edhe:
MIRKO GASHI: POPULUS ILLYRICUS
Populli
e di
kur duhet bërë kryq
me tre
e kur
me pesë gishtërinj
e kur
të thuhet dova
Ai
më së miri
të thotë
s’ka perëndi të tjerë
përveç meje
Populli të thotë
se s’ka kryeplak
më të urtë se fshati
Ai e ka meteorologjinë
e vet
në gjunjtë e pleqëve e të plakave
kur ky yll apo ai
gjendet këtu apo aty
Populli di
pse
s’duhet përqeshur lumin
për rrugën e tij gjarpërore
rrjedhën mund ta gabojë ndonjë pikë
po lumi kurrë…
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU
ObserverKult
Lexo edhe:
VDEKJA DHE JETA SHËTISIN DORË PËR DORE, nga Mirko Gashi
Në dreq të mallkuar
me draprin e hënës së re
Në rërë
mjellmën e argjendtë
e kanë prerë
Mes brigjeve uji
shtatë diej fundosi
dy hëna nusërore varrosi
Mjellma e zezë
dhe ajo e bardhë
mua më kërkojnë
pas Hënës së re
të zi ose të bardhë
Dhe mbaje mend
kur Hëna bashkohet
dhe Hëna në det fundoset
ai do të rritet tatëpjetë
baticës
ObserverKult