MKRS: Funksionalizohet objekti i shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) së fundmi ka njoftuar se e ka kthyer në funksion të plotë objektin e shkollës historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj. Objekti i kësaj shkolle u dogj e u shkatërrua qëllimshëm nga njerëz të papërgjegjshëm.

Kjo shkollë sikurse shumë objekte të tjera me rëndësi të madhe kulturore po restaurohet dhe po ruhet në mënyrë që të jetë në funksion të plotë.

E objekti i kësaj shkolle sipas një marrëveshje që së fundmi ka bërë MKRS-ja me Komunën e Ferizajit do t’i jepet në përdorim shkollës së mesme “Çesk Zadeja”, dega e arteve figurative aplikative.

Përveç kësaj lajmi i mirë është që MKRS-ja ka ndarë 20 mijë euro për sigurimin e inventarit dhe rekuizitave muzikore dhe artistike në funksion të shkollës.



ObserverKult


Lexo edhe:

EDHE NJË KULLË E NJOHUR PO RESTAUROHET, MINISTRI HAJRULLA ÇEKU TREGON SE PËR CILËN BËHET FJALË

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po vazhdon ruajtjen e historisë sonë përmes aseteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.

Kjo po bëhet gjegjësisht përmes punimeve për restaurimin e objekteve kulturore në krejt vendin.

Së fundmi, ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punime për restaurimin e Kullës së Gjylë Kadrisë në fshatin Rastavicë në Deçan.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


HAPET ZYRTARISHT PAVIJONI I KOSOVËS NË BIENALEN E VENECIAS, HAJRULLA ÇEKU E KONSIDERON TË RËNDËSISHËM PËR DIPLOMACINË KULTURORE

Republika e Kosovës për herë të tetë do të marrë pjesë në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit – Bienalen e Venecias me një projekt të artistes Doruntina Kastrati të titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj, raporton Ekonomia Online.

Në projektin e saj për pavijonin e ardhshëm të Kosovës, artistja ka propozuar një instalacion skulpturor. Siç ceket në aplikimin e saj, pavijoni do të trajtojë punën e feminizuar, pabarazitë në vendin e punës. Projekti niset nga konteksti lokal dhe shikon nga afër tranzicionet ekonomike dhe politike dhe se si ato kanë prekur grupet më të cenueshme.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, tha se përzgjedhja është bërë nga një juri profesionale vendore e ndërkombëtare.

“Më 18 prill të këtij viti hapen dyert e Pavijonit të Kosovës për adhuruesit e artit për të parë përfaqësimin artistik të vendit tonë një nga ngjarjet të nivelit më të lartë botërorë.

Ministria e Kulturës tash e dy vite bën përzgjedhjen e artistit përfaqësues të Republikës së Kosovës.

Ndjek një praktik ndryshe përzgjedhja në këtë Bienale behet përmes një jurie profesionale e artistike të përberë prej profesionit vendor edhe ndërkombëtar. Dhe me aplikim vullnetar të artisteve me projektet dhe vullnetin e tyre. Besojmë fortë që kjo praktikë është e shëndoshë.

Po ashtu ofron mundësi të barabarta për të gjithë artistët që kanë potencial dhe interesim”, tha Çeku

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit. Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Këto objekte fetare me rëndësi kulturore e historike tashmë të përfunduara i ka vizituar nga afër së fundmi edhe i pari i Ministrisë së Kulturës, Hajrulla Çeku së bashku me Kryeimamin e Kosovës, Vedat ef.Sahiti, dhe zyrtarë të tjerë nga të dyja institucionet.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult