Moravia: Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare…

Alberto Moravia

Alberto Moravia ishte figura kryesore e letërsisë italiane të shekullit të 20-të.

Në vazhdim ju sjellim disa thënie të Moravias, shkëputur nga veprat e tij:

– Njeriu kërkon të shpresojë gjithmonë, edhe kur e di që është i dëshpëruar.

– Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare.

– Mund të ketë seks pa dashuri, por jo dashuri pa seks.

– Miqësitë nuk zgjedhen rastësisht, por sipas pasioneve që zotërojmë.

– Mos ia moho vetes se për çfarë ke luftuar. Humbja nuk e bën të gabuar çështjen.

– Kur informacionet mungojnë, zërat shtohen.

– Lumturinë sa më pak e ndien, aq më e madhe është.

– Në një mënyrë a një tjetër, të gjithë e humbim pafajësinë tonë: është diçka normale.

– Në botë, as ka guxim, as frikë. Ka vetëm vetëdije e pavetëdije. Vetëdija është frikë. Pavetëdija është guxim.

– Gjërat në jetë vdesin vetvetiu, ashtu siç kanë lindur, nga shpërfillja apo nga zakoni.

Alberto Moravia (28. 11. 1907 – 26. 09. 1990)

Alberto Moravia, është i njohur për portretizimet e tjetërsimit shoqëror.

Shumica e veprave të tij trajtojnë thatësinë emocionale, izolimin dhe zhgënjimin ekzistencial dhe shprehin kotësinë e shthurjes seksuale ose të dashurisë bashkëshortore si një arratisje.

Kritikët kanë vlerësuar stilin e zymtë dhe të pazbukuruar të autorit, depërtimin e tij psikologjik, aftësinë e tij narrative dhe aftësinë e tij për të krijuar personazhë autentik dhe dialog realist.

Pikëpamjet e Moravias mbi letërsinë dhe realizmin shprehen në një libër stimulues me ese, L’uomo come fine (1963; Njeriu si fund) dhe autobiografia e tij, Jeta e Alberto Moravias. Ai ishte i martuar për një kohë me romancieren Elsa Morante.

Përgatitit U.V: ObserverKult

===================================

Lexo edhe:

TREGIM NGA ALBERTO MORAVIA: FATI I IRENËS