Ju ftojmë të dëgjoni këngën “Mori vjollca” të kënduar nga Elizabeta Janaqi.
Elizabeta Janaqi ka përfunduar kanton, ndërsa ushtron profesionin bashkë me grupin “Music Gram” Këndon të gjitha zhanret dhe ka repertoar të ndërthurur me muzikë shqiptare dhe të huaj.
Kënga që po ua sjellim është njëra nga më të pëlqyerat prej publikut të kënduara nga Elizabeta.
Mori vjollca
që çel në saksi
lule e parë
oh për djemtë e rinj.
Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!
Të këputa,
të vuna n’bardak
lule e bukur
oh për marak.
Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!
Te keputa,
seç të mora erë
lule e pare
oh që del n’pranverë.
Oh, ah moj ledhatare
lule e parë
oh moj për beqarë!
Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU
Përgatiti: ObserverKult
=============
Lexo edhe: