Observerkult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Suksesi është i lidhur me veprimin. Njerëzit e sukseshëm s’rrinë dot ndalur. Ata gabojnë, por nuk heqin dorë./Conrad Hilton
Sa më e madhe injoranca, aq më të ngurta mendimet./ Ken Follett
Kur loja bëhet e fortë, të fortët nisin lojën./ John Belushi
Ji përherë si deti që, pasi përplaset në shkëmbinj, gjen forcën ta provojë sërish./ Jim Morrison
Pikat e shiut që bien arrijnë të gdhendin shkëmbin, jo falë forcës që kanë, por falë ngulmimit./ Titus Lucretius Carus
Veprat e mëdha nuk realizohen me zor, por me këmbëngulje./ Samuel Johnson
Injoranca nuk është faj, por bëhet faji i atyre që ngulin këmbë për të mbetur të tillë./ Simonetta Agnello Hornby
Mos e mat kurrë lartësinë e malit pa mbërritur në maje. Atëherë do të shohësh se nuk ishte edhe aq i lartë./ Dag Hammarskjold
Nëse është vonë dhe me këmbëngulje po më kërkon, nëse nuk jam në një vend, më kërko në një tjetër, sepse unë jam ndalur diku e po të pres./Walt Whitman
Çdo gjë është e mundur, për atë që ka mjaftueshëm këmbëngulje …dhe para./ Ambrose Bierce
ObserverKult
LEXO EDHE: Baldwin: Nëse ke frikë të vdesësh, nuk do të jesh në gjendje të jetosh…