“Moj Kosovë, trimneshë dardane”, kënga e parë e mbesës së Dervish Shaqës, Dijes (video)

Është rritur me këngët e gjyshit, rapsodit të mirënjohur Dervish Shaqa, por vetëm tashti, pas sa e sa vjetësh, Dije Shaqa, ka lansuar këngën e saj të parë.

“Moj Kosovë, trimneshë dardane” titullohet kënga të cilën ekskluzivisht përmes ObserverKultit, Dije Shaqa e paraqet para publikut artdashës.

E kishte dëgjuar sa e sa hërë, këngën e vitit 1983 kënduar nga rapsodi I madh, në Festivalin Folklorik të Gjiroskastrës. Dervish Shaqa këto vargje ia kushtoi atëkohë demonstratave të vitit 1981 në shenjë solidarizimi e përkrahjeje ndaj shqiptarëve të Kosovës.  Por përndryshim prej Dervish Shaqës i cili e këndoi në grup, e mbesa Dija e këndon e vetme në variantin e sapolansuar.

Lindur në një familje rapsodësh, me gjysh dervish Shaqën dhe baba Shpend Dervish Shaqën, Dija thotë për ObserverKult, se ajo që nga fëmijëria ka kënduar këngëtaq të dashura për të, “Në muzeun historik”, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, ‘Toponishte”, “ Nënë moj do ta pres gërshetin”, “Valsin e lumturisë”, nëpër tubime e manifestime të ndryshme në Zvicër.

“Secila këngë e gjyshit më inspiron”, thekson ajo, duke shtuar se tashmë pas lansimit të këngës së parë do të vazhdoj të merret profesionalisht me muzikë. / ObserverKult