Mos qaj që përfundoi, buzëqesh që ndodhi…
ObserverKult ju sjell disa thënie nga Gabriel García Márquez:
Ajo e pyeti nëse ishte e vërtetë, siç thonin edhe këngët, që dashuria mund gjithçka. Ai iu përgjigj: është e vërtetë, por bën mirë të mos e besosh.
Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde.
Mos qaj për diçka që mbaron, buzëqesh sepse ka ndodhur.
Simptomat e dashurisë janë të njëjta me ato të kolerës.
Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë.
Ka gjithmonë diçka të mbetur për t’u dashuruar në çdo gjë që përfundon.
Nëse e takoni dashurinë e vërtetë, ai/ajo nuk do të mund të fshihet nga ju askund – as brenda një jave, as brenda një muaji, e as brenda një viti.
ObserverKult
————————————–
Lexo edhe:
DJEMTË E DETIT: JO MOS QAJ, TI O NJERI I VETMUAR! (TEKSTI DHE KËNGA)
…
Mos qaj per vdekjen o njeri
I lënë mënjanë
Ky ishte fati yt i zi
Jo tani asgjë ti më s’mendon
As zemrën s’e dëgjon, larg vetes je
Rri pret i shtrirë në trotuar
Që vdekja të të marrë me lot në sy
I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim
Tekstin e plotë e gjeni KETU