(letër mikut tim Fahredin Shehut)
1. Fati nuk është gjithmonë një akt qiellor, e vrasin njerëzit edhe dashurinë
2. Krejt lumenjtë nuk rrjedhin kah duam ne, na marrin lumenjtë e turmave deri sa zhbëhemi
3. Zoti nuk është përherë ashtu siç na mësojnë librat e shenjtë, jemi të harruar
4. Engjëjt kanë ikur edhe nga ne edhe nga qiejt, prandaj vdesin fëmijët
5. Ne nuk arritëm as deri te fjala, as deri te dita e parë e krijimit
6. Mbetem në mësim e gjërave dhe as në fillin e të njerëzishmes
7. Nuk e di a duhet të presim të zbresë një libër i ri i shenjtë nëse ka mbetur i shejtni
8. E di miku im se ne po e hamë troha-troha lirinë që të jemi
9. Në fund të fundit, nga dëshpërimi, dashuria do t’na vrasë të gjithëve…