Musine Kokalari: T’isha një lule

musine

Poezi nga Musine Kokalari: T’isha një lule

T’isha një lule-lule are, e vogël dhe me erë.
Të çelnja në pranverë
dhe në vjeshtë të vishkesha në vetminë time.
T’isha një lule vjollce në mes të ferrave.
Të qëndroja e fshehur, e pa dukur
dhe një ditë të zbulohesha prej duarve të
dy të rinjëve.
Prej frike,
të larguar prej njerzis do t’më këputnin,
do të dhurohesha te njeri-tjetri
për shënjë kujtimi.

ObserverKult

Lexo edhe:

MUSINE KOKALARI: NUK JANË MË TË MENÇUR SE NE, VETËM U TREGUAN AQ TË VENDOSUR

t'isha një lule musine kokalari

Musine Kokalari: “Mendime të çastit më vinë në kokë sa herë që shoh veten, ose rri në odë dhe s’më lexohet. Shikoj me sytë e mendjes dhe peshoj gjithë sa ka ndodhur në jetën time dhe rrotull meje.

Ky revolucion përmbysi çdo gjë që kishim trashëguar nga e kaluara. Vazhdimisht është një luftë shoqërore me njerëz që një çikë ndahen, bien thyejnë hundët.

Është një gjyq i pandërprerë që bëhet me të gjallët, me të afërmit, me të njohurit dhe me të vdekurit. Sa njerëz në rrugën e nisur e kanë ndihmuar në kuptimin e vërtetë zhvillimin shoqëror dhe sa prej tyre, në emër të këtij zhvillimi e kanë penguar atë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult