Muzikanti i njohur vdes në gjumë pak orë pasi u martua

Këngëtari Jake Flint, ka vdekur në gjumë disa orë pas dasmës së tij dhe tani gruaja e tij ka mbetur e shkatërruar dhe me zemër të thyer.

Shkaku i vdekjes, i muzikantit 37-vjeçar nga Oklahoma, nuk është përcaktuar ende.

Flint dhe Brenda po shkëmbenin betimet e dasmës në një shtëpi të largët midis Claremore dhe Oëasso pranë Tulsa. Por disa orë më vonë dhëndri vdiq derisa ishte në gjumë, raportoi The Oklahoman, transmeton Klankosova.tv.

Të martën, nusja zemërthyer shkroi: “Duhej të kalonim nëpër fotot e dasmës, por në vend të kësaj më duhet të zgjedh rrobat për të varrosur burrin tim. Njerëzit nuk janë të destinuar të ndiejnë kaq shumë dhimbje”, tha Brenda.

“Zemra ime është thyer. Nuk mund të duroj më shumë”.

Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA JETULLAH GASHI, HEROI DHE SIMBOL I QËNDRESËS ANTIKOMUNISTE QË SFIDOI DIKTATURËN E ENVER HOXHËS

ObserverKult