Ekspertja Vjollca Myftari tregon për vëshirësitë e të nxënit të të folurit te fëmijët.
“Shpesh, përgjatë punës, përballemi me prindër, fëmija i të cilëve nuk flet apo ka një fjalor shumë të kufizuar, jo në përputhje me moshën e tij kronologjike, pa ndonjë çrregullim zhvillimi.”, thekson ajo.
“Prandaj, gjithnjë e më tepër, sidomos edhe me evoluimin e teknologjisë, fëmijët nuk nxiten për të folur. Nëse dikur sfida e prindërve ishte që t’ju përgjigjeshin të gjitha pyetjeve të fëmijëve, sot sfida është që ata të të bëjnë pyetje.”, shprehet Myftari.
Çdo fëmijë është individual.
Vjollca Myftari, eksperte zhvillimi tregon hapat që duhet të ndjekim për të çuar fëmijën në një të folur korrekt.
“Mamatë janë të prirura t’u flasin me gjuhën e fëmijëve dhe kjo ndikon negativisht te ata. Ai ende nuk di që kjo lloji e folure si “bebe” nga ana e nënës është gabim. E kupton këtë vetëm në momentin që fillon të ndjej inferioritetin në grup me shokët e tjerë. Ndjen një lloji kufizimi në raport me moshatarët si në përgjigje dhe reagime. Fjala është shumë e rëndësishme por më e rëndësishme se përmbajtja është mënyra si e themi fjalën”- tha Myftari.
ObserverKult
Kliko edhe: