Natasha Lako: Lamtumirë njeriut të paepur, heroit Moikom…

Lamtumirë njeriut të paepur, heroit Moikom,
që pas sëmundjes së rëndë nuk u dorëzua asnjë çast,
që diti të flasë me vdekjen mbi pavdekësinë e shqiptarëve,
që tregoi udhëtimin fantastik të botës,
që jetoi me intensitet të madh dashurie dhe krijimi poetik,
që mbylli sytë me kortina të hekurta,
kur po mësohemi të bëhemi bosh dhe nyl,
si testi i një provimi letërsie që nuk ka filluar sot.

ObserverKult


Lexo edhe:

NATASHA LAKO FLET PËR TELEFONATËN ME NEXHMIJE HOXHËN: MË PARALAJMËROI, DO TË SHOHËSH SE ÇFARË DO TË NDODHË…

Poetja dhe skenaristja e filmave, Natasha Lako ka treguar një ngjarje që e ka përjetuar shumë rëndë.

Gjithçka lidhej me një film në kohën e komunizmit, i cili nuk është pritur shumë mirë nga gruaja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.

Si pasojë, Lako ka rrëfyer momentin kur ajo e mori në telefon dhe e paralajmëroi.

Mirëpo, fati i tyre i mirë ishte sepse në kohën kur doli filmi, u hapën Ambasadat dhe duhet të merreshin me qindra njerëz, duke lënë pas dore ngjarjen e tyre.

“Me të vërtetë ishte një çudi, mua më mori në telefon Nexhmije Hoxha. Më paralajmëroi se ti do të shohësh se çfarë do të ndodhë.

Më ka marrë në telefon një të premte dhe më tha: “Të hënën do bësh shkrim te ‘Zëri i Popullit’”.

Edhe u botua shkrimi, ku propozohej për të hequr të drejtën e botimit, dmth të mos shkruanim më, ekzekutim dhe ishte diçka që na tronditi në fakt.

I dërguam një letër Ramiz Alisë dhe i thamë që po bëhet një terror.

Nuk i thamë që më mori Nexhmije Hoxha në telefon. Me pak fjalë u bë një diskutim i hapur, do të thotë si duhet të sillemi ne karshi këtij filmi, na mbrojtën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult