Poezi nga Natasha Lako:
Më more për dore dhe më the:
Nata nuk fsheh asgjë përveç ne të dyve.
Kapërceje atë si një kalë të zi.
Më more për dore dhe më the:
Nuk vijmë as prej vdekjes në jetë si
Kostandini te Gerantina,
As prej jetës në vdekje si Virgjili te
Beatriçja.
Më more për dore dhe më the:
Jemi më të lashtë se vdekja vetë
Dhe më të rinj se vetë jeta.
Më more për dore dhe më the:
Jemi vetëm ne të dy, ne të dy, ne të dy.
Kapërceje këtë natë, si një kalë i zi.
1985
ObserverKult
———————————————
Lexo edhe:
NATASHA LAKO: “DASHURIA PËR MOTRËN MBETET E PËRJETSHME…”
Kam dashur prej shumë kohësh të shkruaj diçka për këngën ‘Pranvera me një lule s’vjen’ (Pranvera vjen me lule shumë) me tekst të Zhuliana Jorganxhiut, një përjetim muzikor i vitit 1987 që kulmon mes indoktrinimeve jo aq të rralla të të gjithë shqiptarëve që nuk dinin rrugëdalje tjetër.
Dhe frymëzimi është tepër njerëzor, sepse kjo këngë i kushtohet drejtpërdrejt një motre, dhe kjo është Rozmari Jorganxhi, që sa është ndarë nga jeta.
Unë nuk e di se në çfarë rrethana në vitin 1987 u shkrua teksti i këngës, nuk di se si lindi ideja muzikore.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult