Natën vonë, n’bulevard kalojmë të qeshur…dëgjojeni Vaçe Zelën (Video)

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, para disa muajsh ka publikuar partiturën e këngës “Natën vonë”.
Me muzikë nga Tish Daija dhe tekst të Lazar Siliqit, kënga u këndua nga e madhja Vaçe Zela, në Festivalin e 11-të të Këngës në RTSH.
Për t’ua kujtuar këtë këngë të bukur ua sjellim, partiturën, tekstin dhe videon:

Natën vonë
N’bulevard’ kalojmë të qeshur
Bashkë e nalt yjet ndrijnë.

Para nesh shohim agimin se për ne
Nisjet e re mes shokëve,
Mes shoqeve.

Bashkë ne,
Ecim netëvet vargjet e poetëve tanë.
Na ecim netëvet të jetëve
Të dy bashkë.
O natën vonë.

Rri në dhomë,
Sa shiu bie fort
E n’qiell shkrepëtin.

Me kanë fol të ndahem teje,
Por me vlon n’krahnor një ndjenjë,
Që më pushton, që më frymëzon

Bashkë ne,
Ecim netëve…

Natën vonë
Ja përsëri kalojmë të qeshur bashkë
E nalt yjet ndrijnë.

Në krahnor na vlon një ndjenjë
Qe na bashkon.
La la ra la la, la la ra la la
Natën vooooooonë!.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

======================

Lexo edhe:

“PASI E BURGOSËN SHTATË HERË, SIGURIMI E ZHDUKU BABANË TIM”, E BIJA RRËFEN HISTORINË TRAGJIKE