Deti më i bukur:
s’është lundruar ende.
Fëmija më i bukur:
nuk është rritur ende.
Ditët tona më të bukura:
s’i kemi parë ende.
Dhe fjalët më të bukura që dua të të them:
nuk t’i kam thënë ende.
Përktheu: Redi Sheqeri
ObserverKult
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET: ÇKA KAM SHKRUAR PËR NE ËSHTË KREJT E RREME
Çka kam shkruar për ne është krejt e rreme
Është malli im
rritur në një pemë të paarritshme
është etja ime
nxjerrë në dritë nga pusi i ëndrrave të mia
është vizatimi
përvijuar mbi një rreze dielli
Çka kam shkruar për ne është krejt e vërtetë
është hiri yt
shportë cit me fruta përmbysur mbi bar
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
NAZIM HIKMET ME SHUMË DASHURI: FJALËN MË TË BUKUR ENDE S’TA KAM THËNË…
Disa thonë “s’jetoj dot pa ty”
Unë nuk jam nga ata;
Jetoj edhe pa ty
Por me ty jetoj ndryshe…
***
Vetmia i mëson njeriut shumë gjëra
Por ti mos shko
Unë le të mbes i paditur…
***
Njeriu;
Kur nuk bëhet dot det
Në emër të shpresës
Duhet të bëhet pulëbardhë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU