Nazim Hikmet: Do jesh tretur përgjithmonë…

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Një pranverë” të poetit turk, Nazim Hikmet!

Nën shiun që binte
mbi asfaltin e Moskës
kalonte pranvera e lagur cullake
me këmbët e saj të gjata hollake

kardiograma ime
mbërthyer nga aparaturat stofrat, rripat e lëkurës, m’u shfaq aq e keqe
e frikshme!

e ajo që pritet
të vjen kur nuk e pret,
e fill e vetme
nga se pandeh e të gjen

pa sjellë me vete
as orkestrantët
e ikur që patën
interpretuar nën
shi, të Parën Sonatë
të Čajkovskij

pa mua do ngjitësh
shkallët
e shtëpisë ku të pret
vetmi e një karafil-it
në cep të ballkonit
në katin e fundit

poshtë shiut që bie
mbi asfaltin e Moskës
kalon pranvera cullake
me këmbët e gjata hollake

ulur përballë meje
e s’më shihje,
e përhumbur
në një buzëqeshje
që tymonte re melankolie
shquar tutjetej që prej largësie

pranvera në ikje
do të t’marrë
me vete, larg prej meje
diku tjetër do t’hedhë

e ti, kurrë s’ke për t’u kthyer
kësaj ane, do jesh tretur
përgjithmonë prej shiut

Përkthyer nga Herman Çuka

ObserverKult

Lexo edhe:

HAJNRIH HAJNE: O, MBAMË FORT, E DASHUR!