Nazim Hikmet: Sytë e tu

Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Kur vijnë n’burg a n’spital,
Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu
e sjellin diellin gjithmonë,
si në të korrat në fund të majit
në Antali, kur agon.

Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Sa herë përballë meje kanë lotu’
Krejt zhveshun më janë afru’
Si sy foshnje t’mdhaj e cullak,
Po gjithmonë tu’ u djegë n’flakë.

Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Mos i turbullo sytë e tu,
O e lumtun fatbardhë
Sa ma t’kthjelltë e madhështorë
Aq ma shumë dinë me fal thesar.

Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Si gështenjat e vjeshtës n’Bursë
Si gjethet pas shiut në verë
Dhe në çdo stinë e në çdo orë, në Stamboll.

Sytë e tu, sytë e tu, sytë e tu,
Ka me ardhë dita, o drandofil, dita,
Kur njerzit kanë me u vllaznu’
Tu’ u pa me sytë e tu, o drandofil,
Krejt me sytë e tu.

Përktheu nga turqishtja: Leonora Hajra