N’buzët tua do t’shkruaj poezinë më t’bukur…

Jacques Malandrini: N’buzët tua

N’buzët tua, më e ëmbla e puthjeve t’mia,
Nën buzët tua, butësisht, unë do t’përkëdhel,
Frytin e dashnisë sonë dhe ndjenjat tua,
Që rrënqeth trupin tënd në t’gjitha çastet…

N’buzët tua me aromë t’shijshme,
Kam ndjenjën e dashnisë t’fluturoj n’parajsë,
Midis buzëve tua që i kam mrekulli,
Aty ku gjeta n’ty qiellin e shtatë…

Aq t’ëmbla lartë, kaq t’freskëta poshtë,
janë për mua,
Burim rinie kur jam me ty…
Do t’bëj gjithçka t’mos thahen.
N’buzët tua do t’shkruaj poezinë më t’bukur,
T’mos plaken kurrë, zemra ime,
Si ti, dashnia ime, si buzët tuaja, që i dua…

ObserverKult