Ndahet nga jeta aktori i njohur, Louis Gossett Jr – fitues i çmimit “Oscar”

Louis Gossett Jr, aktori i cili ka fituar Oscar për rolin e tij dytësor dhe fitues i Emmy për rolin e tij në miniserialin “Roots” u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare.

Aktori u nda nga jeta në Kaliforni. Familja e ka konfirmuar vdekjen e aktorit por nuk kanë dhënë më shumë detaje për shkakun e vdekjes.

Një i afërm i të ndjerit aktorit, Gosset ka treguar se ai ka qenë një humorist i pashoq dhe e ka luftuar racizmin me dinjitet dhe humor.

“Nuk kanë rëndësi çmimet, as shkëlqimi….e as shtëpitë e mëdha në Malibu, por ka të bëjë me  humanizmin e njerëzve të cilit ai i përfaqësonte”, tha një kusheri i tij.

Ai gjithashtu fitoi një Golden Globe për të njëjtin rol./ apnews.com

ObserverKult


Lexo edhe:

U NDA NGA JETA PROFESORI DHE POETI I NJOHUR KORÇAR, ALEKO BALLAURI

Në moshën 81-vjeçare u nda nga jeta njëri nga ikonat e urtësisë intelektuale korçare, profesori Aleko Ballauri.

I ndjeri Ballauri, ishte profesor i shkencave ekzakte, por njëkohësisht u mor edhe me përkthime dhe letërsi.

Ilia Ballauri, bëri me dije edhe fjalët e fundit që ia tha vëllai i tij, i ndjeri Aleko.

“Vëllai i dashur, i miri Aleko Ballauri, na la, shpirti i fluturoi në parajsë…. edhe çastet e fundit kërkoi t’ia japim një libër”, bëri me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale, vëllai i të ndjerit, Ilia.

Përndryshe, Aleko Ballauri është autor i më shumë se 25 botimeve në libra poetikë, krijimtari e tij ose përkthime, kryesisht nga letërsia ruse dhe gjermane.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


U NDA NGA JETA PIKTORI DHE POETI I NJOHUR, REMZI LIMANI

Në moshën 69-vjeçare u nda nga jeta piktori dhe poeti nga Kosova, Remzi Limani.

Këtë e ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale djali i të ndjerit, Urani.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë më i dashuri ynë, babi Remzi Limani. Babi, ke qenë forcë dhe mbështetje për ne gjatë gjithë jetës. Ne vazhdojmë të fortë të ruajmë kujtimin për ty! Varrimi bëhet sot me 15.03.2024 me ikindi nga ora 15:00, në varrezat e lagjes “Arbëria”, ka shkruar djali i të ndjerit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult