Ndahet nga jeta këngëtari i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta një nga rapsodët më të njohur nga Kosova, Qazim Batllava.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ekrem Hyseni i LDK-së, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“U pikëllova shumë nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Qazim Batllava. Baca Qazë do të kujtohet përherë si rapsod me nam në trevën e Llapit dhe Kosovës, i cili me krijimtarinë e tij ishte pjesë e pandashme e familjeve tona, jo vetëm si shahir, por edhe si burrë odash”, shkruan ai.

Veç tjerash, Batllava do të mbahet mend edhe përmes fjalëve të urta dhe anekdotave të cilat me dashuri e përkushtim i përmblodhi në disa botime, kujton ai, transmeton Klankosova.tv.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës bacës Qazim, ndërsa është vepra e tij e cila do ta mbaj të përjetshëm në kujtimet tona më të mira”, tha Hyseni.


Lexo edhe:

NDAHET NGA JETA AKTORI I NJOHUR SHQIPTAR

Aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni” në Shkodër, Enver Hyseni, nuk jeton më. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta në moshën 71-vjeçare bëhet i ditur nga Teatri Migjeni.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”,  Enver Hyseni!

Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve! U prehsh në paqe, Enver Hyseni.

Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, thuhet në njoftim…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU