Ndërroi jetë aktori i mirënjohur, Richard Herd

Aktori i njohur, Richard Herd, i cili u shfaq në dhjetëra filma dhe seriale televizive, ka vdekur në moshën 87-vjeçare. Herd vdiq nga kanceri në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ishte në shoqërinë e familjes së tij, tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

Herd njihet për rolet e tij në filmat “Get Out” dhe “All the President’s Men”. Ai u shfaq në 11 episodet e “Seinfeld” si Wilhem, bosi kërkues i George Costanza në New York Yankees.

Herd gjithashtu kishte role edhe në “Star Trek: The Generation Next”, “Star Trek: Voyager” dhe “Star Trek: Renegades”. Ai bëri paraqitje në “O.C.” “NYPD Blue”, “ER” dhe “Dallas”, ndër shumë seri të tjera. Ai la pas gruan dhe fëmijët.