Ndoshta do të fillojmë t’i lëmë telefonat… dhe do të mësojmë të flasim…

Nga Paris Forrester

Ndoshta do të fillojmë t’i lëmë telefonat
dhe do të mësojmë të flasim.
Ndoshta do të vlerësojmë gjërat më të vogla;
Një filxhan çaj me një mik, një dalje me shoqërinë, një shëtitje.
Ndoshta do të fillojmë të përqafojmë njëri-tjetrin,
si në një takim të ri.
Ndoshta do të mësohemi të sakrifikojmë:
diçka nga unë, pak nga ti.
Ndoshta do të kujtojmë ata që u fshehën në vitet e shkuara
në dritën e pakët të qiririt.
Ndoshta do t’i kuptojmë fatkeqësitë tona;
Do t’i shpërfillim ata që e humbën atë betejë.
Ndoshta do të fillojmë të vlerësojmë shëndetin,
se është bekim dhe jo rregull.
Ndoshta do t’ia kujtojmë vetes këtë,
kur sëmundja të na jetë larguar.
Ndoshta do ta shohim botën me sy të ndryshëm, në gjithë kaosin dhe shkëlqimin e saj.
Ndoshta do të shohim se jeta është diçka për t’u shijuar dhe jo vetëm të heqësh për të duruar.
Ndoshta kjo do të vijë
dhe ndoshta nga kjo do të mësojmë shumë.
Por druaj se, duke na njohur,
ndoshta nuk do ta bëjmë.

*Titulli i origjinalit: “Ndoshta”

Në shqip: Irena Dono

ObserverKult


fahredin gunga

Lexo edhe:

BUQETË POETIKE NGA FAHREDIN GUNGA: DIKUSH VUAN PËR BUKË E DIKUSH PËR DASHURI…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish të Fahredin Gungës

Rënkimi

Tokë, qaj. Tokë, rënko. Tokë gjëmo si egërsira-
se mbrëmë ka vdekur një fshatar i fshatit tim,
me duar të çara e fytyrë të vrarë nga lia
dhe me rininë e humbur në brazdat e jetës…

Kanë për ta çuar mbi katër krahë.
Kanë për ta çuar mbi katër zemra.
Kanë për ta çuar mbi katër dëshira,
si ai – vetë kur i ka bajtur
kur vetë i ka rritur
n’ara t’bleruara

E, ai – mbrëmë ka vdekur…

Tokë, qaj. Tokë, rënko. Tokë, gjëmo si egërsira-
se sot në krahrorin tënd do ta shtrëngosh
një fshatar të ri të fshatit tim.

O, ai kurrë nuk të ka ndarë prej zemrës,
– një zemër e heshtur
ate – që në pranverë ka qenë i etshëm për blerimin tënd,
ate – që në verë të ka ledhatuar plot dashuri
ate – prej së cilës i kanë gufuar
urimet për ty:

ObserverKult