Ndre Mjeda: Fëmija dhe zogu

ndre mjeda fëmija dhe zogu
Ndre Mjeda

Fëmija dhe zogu, poezi nga Ndre Mjeda

Çka ke, zog, që rri kaq idhun
N’at kafaz e nuk këndon?
-Jam ktu brendë si’i qen i lidhun
Prandaj zemra, më loton.

Fort i bukur, fort i dlirë
Ky kafaz dikur t’u duk.
-S’e kam dijtë për kaq t’vështirë,
Ktu ha helm ma shumë se bukë.

ObserverKult

lexo edhe:

Ndre Mjeda: Andrra e jetës (Trina)

Ndre Mjeda: I tretuni