Buzët kanë shije shiu, poezi nga Ndriçim Ademaj
Ngjitemi shkallëve lehtë
pa frymë,
pa zhurmë,
pa fjalë,
bota nën këmbët tona fle…
Sonte s’ka yje për t’i numëruar
veç drita dhe shi,
ne po ikim nga bota me vals
mbi soliter,
mbi natë,
mbi Prishtinë,
gjithçka poshtë kemi harruar
buzët e tua kanë shije shiu
shijen e buzëve të lagura kanë
t’i heq flokët,
t’i shoh sytë kristal,
fjalë dashurie kanë thënë poetët para meje
m’duhet me t’dashtë pa fjalë…
Ngjitemi andrrës me vals
mbi soliter,
mbi natë,
mbi Prishtinë,
po ikim,
po humbim me sytë pa gjum’
bota endet nën këmbët tona flen
nën shiun që rrëshqet në xham
e fytyrën tëndë të engjëllt e lanë,
buzët tua kanë shije shiu
shijen e buzëve të mia kanë…
ObserverKult
Lexo edhe:
Ndriçim Ademaj: Natën e mirë, je më e mirë se ajo
Unë e di që të pata dashur njëherë,
një datë që s’e mbaj mend mirë…
Ishte ftohtë atë natë
do të ketë dimër, gjithsesi
e palarë, e paemër
pa parfum dhe birrë,
njëqind herë e çshenjtëruar,
po, unë të pata dashur
më shumë se krejt shenjtët e botës…
Po, të pata pritur gjatë,
e ti s’pate ndejt gjatë,
ashtu- kështu do të bënim të zakonshmen
ta thithnim atë pak dashuri nga lëkurat e djersira
e pastaj të t’thoja
“Natën e mirë, je më e mirë se ajo!”
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
“Dera“ e rikthen poetin, Ndriçim Ademaj, nga Franca në Tiranë
Shkrimtari dhe poeti kosovar, Ndriçim Ademaj, nga ku jeton është rikthyer në Tiranë për prezantimin e ribotimit të librit “Dera“ pas 10 vitesh. Ndërkohë që ky vit ka nisur mbarë për shkrimtarin e ri, pasi dy vepra të tij do i flasin audiencës së huaj së shpejti.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult