Ndriçim Ademaj: Sa pak dashni…

rrno buzët e tua poezi nga ndriçim ademaj

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…
M’ke thanë se kangët duhet me i këndu
ashtu të dehuna,
ashtu qysh kanë dalë buzësh të dridhuna
m’ke thanë se njerëzit duhet me i dashtë
ashtu t’flliqt,
qysh janë shkrrye shtretënve të huej
po, m’ke thanë : “edhe un’ kam qenë kurvar si ti”
e ke harru se kurvnia ma e madhe asht’
me e harru vetin…

Sa pak dashni paskan rujtë
ata për neve, Shi…

ata që s’dijnë me u lagë n’ shi
e mandej me u kthy n’prehën t’djemve,
burrave e vëllezërve,
që i kanë harru për ta edhe lotët e fundit,
sëmundjet, buzëqeshjet e rralla,
edhe poezitë

m’ke thanë se na jemi delet e zeza
n’tufën e kësaj fëlliqtie,
neve nuk na ha ujku, na e kemi hangër veten
e mandej e kemi shty me shi,
krejt çka kemi dashtë na, veç pak dashni…

ObserverKult

——————–

Lexo edhe:

UNË RRJEDH NGA NJË FAMILJE E VARFËR…