Kur makinat barteshin nga shpatulla argatësh

makinat - Nepal

Supozohet se makinat transportojnë njerëz, por në Nepal, ishin njerëzit që i bartnin mbi krah dhe i transportonin makinat. Ata zakonisht i bartnin nëpër shtegun shkëmbor e kodrinor nga Katmandu.

Automobilat, të zhveshur nga rrotat dhe parakolpët, transportoheshin, nga kryeqyteti, i vetmi qytet nepalez me rrugë moderne.

Ky Mercedes i vjetër i prodhuar nga Gjermania po transportohej në Indi si tregtim i një model amerikan me shkëlqim. Rreth 60 persona, duke lëvizur në ritmin e një këndimi, e balancuan atë në shtylla të gjata.

Kjo ishte përpara se të ndërtohej autostrada gjarpërore Tribhuvan që lidh kryeqytetin me kufirin indian në vitin 1956, dhe e vetmja mënyrë për të shkuar në Katmandu ishte në këmbë ose me fluturim.

Makinat e blera kryesisht nga fisnikët Rana ose Shahu silleshin në Kalkutë me anije. Ndonjëherë ato silleshin edhe deri në Bhimphedi dhe më pas transportoheshin nëpër male nga njerëzit.
Makinat fiksoheshin në shtylla të gjata bambuje. Makinat më të mëdha kërkonin deri në 96 persona për t’i bartur.

Argatët nuk e dinin as modelin e makinave që mbanin, thjesht i quanin 32, 64, 96 në varësi të numrit të njerëzve që angazhoheshin.

Kjo fotografi është realizuar në vitin 1948 nga fotografi gjermano-amerikan Volkmar Wentzel dhe është publikuar për herë të parë në vitin 1950 në revistën National Geographic./rarehistoricalphotos/në shqip:ObserverKult

Fotografia: Volkmar Wentzel

Lexo edhe:

FOTOGRAFI QË EDHE SOT NA EMOCIONON: JA FJALËT E FUNDIT PARA SE TË DIGJTE…