
Avni HALIMI sjell një analizë më të detajuar rreth të dhënave statistikore të lejueshmërisë së HEJZËS, si një platformë serioze që në plan të parë ka kulturën artin dhe letërsinë shqiptare.
Neviana SHEHI shtron nevojën e konkretizimit të lidhjeve shpirtërore për fëmijët e lindur jashtë atdheut të prindërve të tyre.
Në këtë numër të HEJZËS do ta lexoni edhe intervistën ekskluzive me fotografin tonë, Fahredin SPAHIJA, e cila intervistë ka një përmbajtje interesante.
Bujar MEHOLLI shkruan rreth lirikës së Roger Waters-it, kantautorit legjendar të Pink Floyd-it.
Në këtë numër publikojmë edhe një shkrim të akademik Rexhep FERRI rreth pikturës së të madhit Ibrahim KODRA.
AUTORË NË KONTEKST, është titulli i studiuesit dhe shkrimtarit Gëzim ALIU, i cili konstaton se për asnjë letërsi nuk mund të shkruhet histori pa u marrë parasysh edhe konteksti. Ndërkaq, konteksti i zhvillimit të letërsisë shqipe është vazhdimisht dramatik, për autorët dhe për veprat e tyre
TË QASH PËR ANA KARENINËN është një shkrim i Umberto ECOS, të cilin në shqip na sjell Zija VUKAJ.
Agon TUFA na vjen me një vështrim për përmbledhjen ZOTI ZBRET MBI JASEMINË të Shqiponja AXHAMIT.
Për ligjërimin letrar të romanit LUMI I VDEKUR (të Jakov Xoxës) shkruan Bukurije MUSTAFA.
Një ese mjaft interesant është edhe ai me titull ARTISTI DHE VEPRA e tij e Alija Izetbegoviqit, shkëputur nga vepra “Fenomeni i artit”, botuar nga Logos a, Shkup)
Si bëhet një poezi? Këtë e tregon poetja kineze, Hua Xi, që vjen në përkthim të Fitim NUHIUT.
Lazër STANI jep një interpretim të përkthimit të poezisë “Dhe përnjëherësh bëhet mbrëmje” të Salvatore QUASIMODOS.
Faqja e poezisë në këtë numër i është kushtuar poetit Dashamir MALO, kurse faqja e tregimit autores Besa KALAJA.
Një shkrim i veçantë dhe shumë interesant është ai i Luan RAMËS, i cili bën fjalë për Gertrude Stein, e cila në Paris, vitet 1910- 1930, po bëhej një udhërrëfyese për shkrimtarët dhe artistët, duke i drejtuar ata drejt një letërsie dhe arti të ri, drejt modernitetit.
Xhahid BUSHATI shkruan për librin “Xhoi – Toi” të poetes Adelina R. Mamaqi (EXTRA, Tiranë, 2005)
Arsim LESKOVICA vjen me një analizë interesante rreth filmit shqiptar PRANVERË E PAHARRUAR NË FSHATIN E HARRUAR në regji të Kushtrim Bekteshit, kurse Leonard VEIZI shkruan për filmin “Para lindjes” nga regjisori amerikan Riçard Linkletër….
https://hejza.com/wp-content/uploads/Hejza-15-Prill-25.pdf

ObserverKult
Lexo edhe:
NË NUMRIN MË TË RI TË REVISTËS ELEKTRONIKE HEJZA MUND TË LEXONI