Ne takohemi sot pas dekadash të brishta, i bukuri shpirti im…

Nga: Mihallaq Qilleri


Ne takohemi sot pas dekadash të brishta, i bukuri shpirti im,
Si zogjtë gjithë gëzim kur gjejnë foletë e vjetra trishtueshëm,
Ne takohemi si rreze dielli që lindin prej të njëjtit burim,
Dashuria e madhe që na lidhi dhjetra vjet ringjallet fuqishëm.

Ne takohemi tashmë me thinjat e shtuara ndër flokë,
Me cepat e rrudhave që fshihen e shfaqen ankueshëm,
Ne takohem sërish, si qindra ëndrra të para në këtë botë,
Dhe asnjëherë nuk e mendojmë fundin e trishtueshëm.

Ne takohemi në ditë të gjelbëra, në ditë të lagështa,
I harrojmë vitet, dhimbjet e këmbëve, bypasset, rrudhat,
Ne takohemi me shpirtrat tanë gjithë zjarre të pashuara,
Ne sytë tanë shkelqejnë rreflekset e viteve të shkuara.

Dhe ndahemi pas një kafeje me shpresën e takimit tjetër, drithërues,
Ne jetuan të sotmen sikur të mos ishim ndarë, asnjëherë, kurrë,
As thinjat, vitet, dhimbjet, rrudhat, hipertensionet shkatërrues,
Nuk kanë forcë të na harrojnë, veç të ëndërrojmë më shumë.

Ne ndahemi me shpirtrat gjithë zjarre të rindezura, të pashuara,
Ne sytë tanë lodrojnë rreflekset e shkëlqyera të viteve të shkuara.

*Titulli i origjinalit “Dashuri e pavdekshme

ObserverKult


Lexo edhe:

MIHALLAQ QILLERI: MË DHEMB DHIMBJA JOTE…