Nga Theophile Gautier
Kam në zemrën time që është pa perde,
Dy frona fildishi, tryezë të kristaltë,
Aty janë ulur, secila më vete,
Dashuria jot’e rremë, e imja e llagartë.
Kam në zemrën time, në zemrën e ndritur,
Emrin tënd, e shtrenjtë në të artën kuti;
Merrni çelsin, asnjë dorë e paditur
Nuk duhet ta hapë tani dhe përsëri.
Kërko zemrën time, zemrën që s’e pranon
Por që banor i saj, je ti dhe vetëm ti,
Dhe do të shikosh e dashur që mbretëron
Në një vend ku mbret nuk është asnjë njeri!
Përktheu: Mihal F. Prifti
ObserverKult
Lexo edhe: