Nëse ju intereson/ Kjo është poema më e vjetër në botë

Enheduanna, poetesha dhe shkrimtarja e parë e historisë njerëzore

Poema më e vjetër e njohur në botë është “Lëvdatë për Inanan”, një poemë sumeriane e regjistruar me shkrim kunei-formë në një pllakë balte, afërsisht në vitin 2300 para Krishtit. Poema është shkruar nga poetesha dhe shkrimtarja Enheduanna (2285 – 2250 para Krishtit), e cila konsiderohet si shkrimtarja e parë në histori. Kjo poemë është një himn lavdërimi për Inanën, perëndeshë e dashurisë, e luftës dhe e pjellorisë.

Enheduanna, e bija e mbretit Sargon të Akadit, ishte jo vetëm një priftëreshë e Nannas (Zoti Hënor), por edhe një figurë letrare novatore, e cila kompozoi 42 himne për perënditë, ku kremton fuqinë e gruas në një shoqëri patriarkale dhe denoncon një rast të sulmit seksual të kryer nga mbreti.

Ja, një fragment i kësaj poeme:

LËVDATË PËR INANAN

Zonja e të gjitha esencave, dritë e plotë,
grua e mirë e veshur plot shkëlqim
grua që e duan qielli dhe toka,
mikeshë e tempullit AN,
e veshur me stoli aq të mëdha,
ti dëshiron diademën e kryepriftëreshës
duart e së cilës mbajnë shtatë esencat,
O zonja ime, kujdestare e të gjitha esencave të mëdha,
i ke zgjedhur dhe me dorën tënde
i ke zbukuruar…
Ti ke mbledhur esencat e shenjta
dhe në gjoksin tuaj i ke vendosur.
[…]
Tempulli të një shtëpi nam të keq i ke vënë,
duke u futur me forcë brenda sikur të ishte i barabartë…
Dhe me epshin tënd ke guxuar të më afrohesh.

Në shqip: B. Karabolli

ObserverKult


Lexo edhe:

PËRKTHYESI DHE PËRKTHIMI, NGA BAJRAM KARABOLLI