Nëse nuk mban mend që dashuria të të ketë shtyrë të bësh as çmendurinë më të vogël, atëherë nuk ke dashuruar kurrë…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Elementët më të zakonshëm në univers janë hidrogjeni dhe budallallëku./ Harlan Ellison

Askush nuk ta vë veshin derisa të thuash ndonjë budallallëk./ Arthur Bloch

Parashikimet, patjetër që janë dokrra, por ia arrijnë më së miri të magjepsin idiotët./ Orhan Pamuk

Të shpërfillim rrezikun kur na varet mbi kokë, nuk është trimëri, por çmenduri./ Arthur Conan Doyle

Njerëzit thonë se duhet ta pranoj botën ashtu siç është. Budallalliqe. Unë nuk e pranoj./ Richard Stallman

Puthja është një marifet gjenial që i pengon të dashuruarit të thonë budallalliqe të tepërta./ Alessandro Morandotti

Kur trashamanësia është një shpjegim shterrues, s’është nevoja për shpjegime të tjera./ Arthur Bloch

Ka disa kufij përtej të cilëve budallallëku duhet kontrolluar./ Heinrich Boll

Çdo ide gjeniale është në kufi me budallallëkun./ Michel Gondry

Duke përdorur fjalë të mëdha thuhen budallalliqe të gjithfarëllojshme./ Romano Guardini

Nëse nuk mban mend që dashuria të të ketë shtyrë të bësh as çmendurinë më të vogël, atëherë nuk ke dashuruar kurrë./William Shakespeare

Mos e nënvlerëso fuqinë e idiotësisë njerëzore./ Robert A. Heinlein

Kundër budallallëkut edhe hyjnitë janë të paafta. Do të duhej Zoti. Por të zbriste vetë Ati, jo të dërgonte të Birin. Nuk është koha për fëmijë./ John Maynard Keynes

Inteligjenca ka kufijtë e saj, ndërsa budallallëku është i pakufishëm./ Giuseppe Pontiggia

Tani mund të them se arti është një budallallëk./Arthur Rimbaud

ObserverKult