Nëse ti nuk më do, s’prish punë, unë jam i aftë të dua për të dy…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga Ernest Hemingway:

Mënyra më e mirë për ta zbuluar nëse mund t’i besoni dikujt është duke i besuar atij personi.

Kur njerëzit flasin, dëgjoni krejt çfarë po thonë. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk dëgjojnë.

Asnjëherë mos shkoni në udhëtime me dikë që nuk e dashuroni.

Tani nuk është koha të mendoni se çfarë nuk keni. Mendoni se çfarë mund të bëni me atë çfarë keni.

Nuk ka mik më besnik sesa libri.

E moralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni mirë pasi ta keni bërë, e pamoralshme është ajo çfarë ju bën të ndiheni keq pasi ta keni bërë.

Gjërat bëhen të vështira kur i jep rëndësi asaj që mund të ndodhë.

Nëse ti nuk më do, s’prish punë, unë jam i aftë të dua për dy.

Njeriu nuk është bërë për t’u mposhtur. Një njeri mund të vritet, por jo të mposhtet.

ObserverKult