Poezi nga Nexha Reçica
Je kuptimi i jetës time,
Edhe atëherë kur e vetmuar jam
Në mesin e mijëra njerëzve!
Në krahun tënd
Pushon malli im.
Kur ti buzëqesh
Yjet derdhin shkëlqimin,
Nën te futem si pëllumbeshë!
Në orët e vona të mesnatës
Ëndërrat syrin e pushtuan!
Shtrydhin ditët e mia
Kur puthje ime të vuri në gjumē!
Je kuptimi i jetës time,
Kur fshihesh në buzëqeshje
Për fatin tim fatlumë,
Kur të dua aq shumē!
Në jetë më bëre aq të fortë
Kur më ngrite gjer në qiell,
Pa ty nuk do të ekzistoj
Ndjeva zemrën në planetin tjetër!
ObserverKult
Lexo edhe: